Lojtarët e ekipit të futbollit të Danimarkës, Portieri Kasper Schmeichel dhe sulmuesi Martin Braithëaite kritikuan vendimin për rifillimin e ndeshjes pas problemeve shëndetësore të Christian Eriksen në mes të lojës.
“Ne u vendosëm në një pozitë, që unë personalisht mendoj se nuk duhej të ishim futur,” i tha Schmeichel mediave daneze në një ngjarje shtypi në Helsingor në veri të Kopenhagës, raporton France 24.
“Ajo që ka ndodhur ka ndodhur, dhe shpresojmë se ata do të mësojnë nga kjo,” tha Schmeichel, ndërsa vlerësoi ata që ai i konsideroi “heronjtë” e vërtetë të lojës, mjekët.
Sulmuesi i Barcelonës Martin Braithwaite tha se lojtarët duhet të kishin “kërkuar një mundësi të tretë, sepse ne nuk donim të luanim”, duke vënë në dukje se vendimi për të rifilluar ndeshjen nuk ishte “një zgjedhje”.
Eriksen humbi ndjenjat në fushën e sportit, por fatmirësisht gjendja e tij është e qëndrueshme.