LSI 5 pyetje Ramës për shkeljet ligjore në çështjen e rafinerisë së Ballshit

Nga Exit News
LSI 5 pyetje Ramës për shkeljet ligjore në çështjen e rafinerisë së Ballshit

Lëvizja Socialiste për Integrim i ka drejtuar  kryeminsitrit Rama disa pyetje lidhur me shkeljet e shumta të ligjit në situatën e krijuar në rafinerinë e Ballshit.

Duke marrë shkas dhe nga greva prej 3 javësh e naftëtarëve, LSI pyet qeverinë:

– A ka informuar Ministra e Financave Kryeministrin se Administrata Tatimore është në një proces gjyqësor për pronësinë e Rafinerisë së Ballshit?

– A ka informuar Ministria e Financave Kryeministrin se Kompania Përmbarimore, që ka zhvilluar ankandin për shitjen e Rafinerisë së Ballshit ka shkelur ligjin, duke hapur një ankand për një aset, që i përkiste shtetit, bllokuar për llogari të tij për shkak të borxheve të mëdha të mbartura në vite, si pasojë e keqmenaxhimit nga kompanitë?

– A e di Kryeministri se Kompania Përmbarimore (për të cilën gazetarët dhe mediat duhet të hulumtojnë) ka shitur që në ankandin e parë, në shkelje flagrante të ligjit për ankandet Rafinerinë?

– A e di Kryeministri se ankandi i parë dhe i vetëm është bërë me kompensim dhe jo me vlerë e ku shteti nuk ka marrë mbrapsht asnjë cent nga miliardat e borxheve të kompanive?

– A e di Kryeministri se të vetmit përfitues të atij ankandi kanë qenë Banka dhe kompanitë, që kanë keqadministruar Rafinerinë?

Një ditë më parë, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi vizitoi gratë naftëtarë në mjediset ku po zhvillohet greva e urisë.

Ajo i bëri thirrje qeverisë që të informohet nga institucionet përkatëse dhe të mos lejojë askënd të vjedhë gjakun dhe djersën e shqiptarëve.

 

1 koment

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme