LSI pretendon se në KZAZ-në numër 66 në Berat ka më pak më shumë fletë votimi se votues. Sipas dokumentit të publikuar nga Ardit Cela, kandidat për deputet i LSI-së në Berat.
KZAZ-ja numër 66, në datën 24 prill ka marrë në dorëzim 738 fletë votimi. Ndërsa në procesverbalin e mbylljes së votimit me 25 prill, ora 19:00, shënohen se KZAZ ka marrë në dorëzim 700 fletë votimi, pra 38 fletë votimi më pak se san ë 24 prilli.
Bazuar në procesverbalin e pajisjes eletronike PEI, kanë votuar 310 zgjedhës. Numri i fletëve të votimti të papërdorura janë 390 fletë.
Ndërsa, nënkryetari i LSI-së, Vasili ka publikuar dokumente ku tregohet se në Berat 14 persona kanë votuar 74 herë.