LSI akuzon KQZ për manipulim të dokumentave zgjedhor në Berat

Nga Exit News
LSI akuzon KQZ për manipulim të dokumentave zgjedhor në Berat

LSI pretendon se në KZAZ-në numër 66 në Berat ka më pak më shumë fletë votimi se votues. Sipas dokumentit të publikuar nga Ardit Cela, kandidat për deputet i LSI-së në Berat.

KZAZ-ja numër 66, në datën 24 prill ka marrë në dorëzim 738 fletë votimi. Ndërsa në procesverbalin e mbylljes së votimit me 25 prill, ora 19:00, shënohen se KZAZ ka marrë në dorëzim 700 fletë votimi, pra 38 fletë votimi më pak se san ë 24 prilli.

Bazuar në procesverbalin e pajisjes eletronike PEI, kanë votuar 310 zgjedhës. Numri i fletëve të votimti të papërdorura janë 390 fletë.

Ndërsa, nënkryetari i LSI-së, Vasili ka publikuar dokumente ku tregohet se në Berat 14 persona kanë votuar 74  herë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>