PS po u heq mbrojtjen ligjore denoncuesve të vjedhjes se zgjedhjeve, akuzon LSI

Nga Exit News
PS po u heq mbrojtjen ligjore denoncuesve të vjedhjes se zgjedhjeve, akuzon LSI

Lëvizja Socialiste për Integrim akuzon Partinë Socialiste se kërkon që të heqë mbrojtjen ligjore për ata që denoncojnë krimet zgjedhore.

Zëvendës kryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka denoncuar ndryshimet e miratuara sot në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve. Sipas tij, PS po ndryshon Kodin Penal për të ulur efektin e goditjes penale ndaj krimeve zgjedhore.

Ndryshimet e mazhorancës duan që hetimi të arrijë sa më pak tek porositësit e krimeve zgjedhore që janë drejtuesit politike, dhe të dënohen vetëm ushtarët e vegjël që zbatojnë urdhra”, shkruan Vasili.

Numri dy i LSI-së pretendon se ndryshimet në ligj nuk i japin më garanci atyre që kanë kryer krime zgjedhore që nëse bashkëpunojnë me drejtësinë të përfitojnë ulje të dënimit.

Ai i kërkon reagimin e ambasadorëve pasi sipas tij po shkelet marrëveshja e mbështetur prej tyre.

Ambasadorë, garantë të marrëveshjes për Reformën Zgjedhore flisni tani nesër s’ka asnjë vlerë. Ambasadorë, keni qenë dëshmitarë, mbështetës dhe garantë të marrëveshjes konsensuale për Reformën Zgjedhore, mbani qëndrim përballë banditizmit politik, që shkel çdo marrëveshje.”, shprehet Petrit Vasili.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>