LSI akuzon Ramën për blerjen e zgjedhjeve me buxhetin e shtetit

Nga Exit News
LSI akuzon Ramën për blerjen e zgjedhjeve me buxhetin e shtetit

Kejdi Mehmetaj, nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, LSI akuzoi qeverinë për përdorimin e burimeve shtetërore për të vjedhur votat në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Në një deklaratë për median, më 4 maj, Mehmetaj u shpreh se qeveria ka përdorur 40 milionë euro “nga buxheti për të blerë votat e qytetarëve në zonat e prekura nga tërmeti”.

“Qeveria ka rivlerësuar pronat e dëmtuara nga tërmeti duke I dhënë më shumë lekë qytetarëve, me qëllim blerjen e tyre”, u shpreh Mehmetaj.

Ajo pohoi se qeveria ka shpërndarë 6 milionë euro në Durrës, tollona nafte falas për fermerët në 24 prill, dhe ka kryer punësime fiktive në administratë.

Mehmetaj i bëri thirrje policisë dhe prokurorisë të hetojnë krimin zgjedhor. Ajo i kërkoi qytetarëve të denoncojnë rastet e blerjes së votës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>