
Lëvizja Socialiste për Integrim, LSI i kërkoi Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, SPAK të hetojë të gjithë zyrtarët e akuzuar për deformim të votës.
Në një deklaratë për media, sekretari i Përgjihtshëm Endrit Braimllarit, të enjten u shpreh se LSI do të vazhdojë “deri në fund për të zbardhur të vërtetën e masakrës zgjedhore të 25 prillit dhe për të çuar në vend vullnetin e qytetarëve”.
Brahimllari akuzoi Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve, KAS për mos vlerësimin e “asnjë fakti nga masakra zgjedhore e 25 prillit”.
LSI ka paditu në Kolegjin Zgjedhor vendimet e dhëna nga KAS, për ankesat e tyre në zgjedhjet e 25 prillit për qarqet Fier, Durrës, Vlorë, Gjirokastër, Berat.