LSI akuzon SPAK për mos hetim të provave të blerjes së zgjedhjeve të 25 prillit

Nga Exit News
LSI akuzon SPAK për mos hetim të provave të blerjes së zgjedhjeve të 25 prillit

Lëvizja Socialiste për Integrim, LSI i kërkoi Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, SPAK të hetojë të gjithë zyrtarët e akuzuar për deformim të votës.

Në një deklaratë për media, sekretari i Përgjihtshëm Endrit Braimllarit, të enjten u shpreh se LSI do të vazhdojë “deri në fund për të zbardhur të vërtetën e masakrës zgjedhore të 25 prillit dhe për të çuar në vend vullnetin e qytetarëve”.

 

Brahimllari akuzoi Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve, KAS për mos vlerësimin e “asnjë fakti nga masakra zgjedhore e 25 prillit”.

LSI ka paditu në Kolegjin Zgjedhor vendimet e dhëna nga KAS, për ankesat e tyre në zgjedhjet e 25 prillit për qarqet Fier, Durrës, Vlorë, Gjirokastër, Berat.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme