LSI apelon në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS për Beratin

Nga Exit News
LSI apelon në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS për Beratin

Lëvizja Socialistë për Integrim, siç edhe kishte paralajmëruar, ka depozituar pranë Kolegjit Zgjedhor ankimimin e vendimit të KAS-it për të çertifikuar rezultatin zgjedhor të 25 prillit, pas rinumërimit të 114 kutive të votimit javën e kaluar.

Po ashtu, ajo ka kërkuar të mërkurën edhe rrëzimin e vendimit të KAS, që nuk pranoi të shpallë pavlefshmërinë e zgjedhjeve në këtë qark.

Pas rinumërimit të 114 kutive, u gjet se LSI kishte 15 vota më shumë nga çfarë ishte raportuar fillimisht nga rezultati paraprak i KQZ-së.

Megjithatë, këto 15 vota shtesë nuk e ndihmuan atë të marrë mandatin e pretenduar në qarkun e Beratit.

LSI-së i duheshin mbi 77 vota për të marrë mandatin, i cili do t’i zbritej PS-së.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>