Lëvizja Socialiste për Integrim ka dërguar të martën kërkesën në KQZ për t’u regjistruar në zgjedhjet e 25 Prillit.
Të hënën Partia Demokratike dërgoi po ashtu kërkesën në KQZ pasi mblodhi 5 mijë firmat e nevojshme.
Përveç PD kanë dërguar kërkesë për t’u regjistruar 8 parti të tjera, LZHK, PR, Aleanca Demokristiane, PAA, Partia Bashkimi Demokrat, Lëvizja e Re (LRE), PKD dhe Partia Aleanca Demokracia e Re.
Në zgjedhjet e 25 Prillit do të marrin pjesë edhe kandidatë të pavarur për deputetë.
Deri më tani kanë shprehur kandidaturën aktivistë nga Qendra e LVV në Shqipëri dhe Elton Debreshi kryetari i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës.
Ata janë ende duke mbledhur firma.