Lëvizja Socialiste për Integrim e ka ciëlsuar të dielën krim, hedhjen e gazit lotsjellës nga Policia.
Nënkryetari i LSI Petrit Vasili i ka bërë thirrje SPAK-ut të hetojë rastin. Sipas tij gazi lotsjellës është shkatërrimtar për qytetarët e sëmurë me COVID-19.
Ai ka akuzuar përmes një postimi kryeministrin Edi Rama se po përhap “kriminalisht pandeminë”.
“Edi Rama perhap kriminalisht pandemine dhe po mbyt te semuret me gaz!! Ky Kryehorri, qe vrau 25 vjeçarin ne oret policore te detyruara prej pandemise sot po perhap kriminalisht pandemine”, ka shkruar Vasili.
Ai ka shkruar se komisariatet e policisë janë shndërruar në “vatra eksplozive për përhapjen e pandemisë”, pasi janë me dhjetra të arrestuar në një dhomë.
“Ky eshte genocid. Edi Rama ne kulmin e pandemise po perhap pandemine dhe po demton te semuret me COVID. Ky krim dhe genocid te hetohet urgjent nga SPAK”, ka deklaruar Vasili në llogarinë e tij në Facebook.
Gjatë 5 ditëve protestë Policia ka goditur protestuesit me gaz lotsjellës. Për shkak të gazit protestuesit kanë lëvizur në shumë zona të qytetit. Përveç se tek Kryeministria Policia ka hedhur gazlotsjellës edhe në zona të banura, sikurse është zona tek Drejtoria e Policisë, apo tek sheshi Skëndërbej.