LSI: E humbëm mandatin prej vendosjes së karantinës me Greqinë

Nga Exit News
LSI: E humbëm mandatin prej vendosjes së karantinës me Greqinë

Lëvizja Socialiste për Integrim, LSI ka kërkuar shpalljen e pavlefshmërisë se rezultatit zgjedhor në qarkun e Vlorës. Përfaqësuesi i LSI-së, në mbledhjen e KAS, më 18 maj akuzoi qeverinë se vendosi karantinë për shqiptarët me banim në Greqi e Maqedoninë e Veriut, për të penalizuar LSI-në.

Kundër këtij vendimi reagoi Avokati i Popullit dhe Presidenti Meta, u shpreh përfaqësuesi i LSI.

Vendimi, sipas LSI-së “u mor 4 ditë para zgjedhjeve dhe u provua se ishin akte politike.. kur u pa anullua më 3 maj”.

“Në 10 vite rezulton pjesëmarrja më e ulët në 2021. LSI ka arritur të sigurojë një mandat deputeti në 2013, 2017, kurse në 2021 jo prej vendimeve antikushtetuese”, u shpreh LSI.

Treguesit e KQZ-së tregoi qartë pse vendimi i Ministrisë ka patur për qëllim të godasë politikisht LSI, përfudnoi avokati i LSI-së.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme