LSI fiton 40 mandate në zgjedhjet e 2021

Nga Exit News
LSI fiton 40 mandate në zgjedhjet e 2021

Lëvizja Socialiste për Integrim do të fitojë 40 deputetë në zgjedhjet e 25 prillit 2021. kështu deklaroi, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi një intervistë për ‘Ilva Now’:

“LSI e fillonte dyshemenë e saj me 34 mandate, ndërsa sot e fillon dyshemenë me 40 mandate”.

Kryemadhi u shpreh e bindur për fitoren e opozitës në 2021, pavarësisht makinacioneve të PS-së:

“Edhe Taulant Balla t’i numërojë votat e opozitës nuk ka strukturë apo metodologji që të nxjerrë fitues Edi Ramën. E pamë lakuriq Edi Ramën. Deri tani e kishim parë biologjikisht, tani po e shohim politikisht. Rama shpreson të dëgjojë nga opozitës se nuk do të hyjë në zgjedhje”.

“Do të jetë rezultat surprizë për shumë të tjerë, jo vetëm për Ilir Metën. Veprimet e njëanshme të Edi Ramës minimum do të dyfishojnë rezultatin e LSI-së, e them minimumi”, përfundoi Kryemadhi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>