LSI i kërkon SPAK-ut të hetojë aferën në rafinerinë e Ballshit

Nga Exit News
LSI i kërkon SPAK-ut të hetojë aferën në rafinerinë e Ballshit

Lëvizja Socialiste për Integrim i ka kërkuar SPAK-ut të hetojë aferën në rafinerinë e Ballshit, ku aktualisht naftëtarët janë në grevë urie për shkak të mosmarrjes së pagave të më shumë se një viti.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u shpreh:

“LSI iu drejtua SPAK për të hetuar aferën korruptive në Ballsh. I kërkuam KLSh informacion për situatën në Rafinerinë e Ballshit. Përgjegjësia e shtetit për rafinerinë e Ballshit është e madhe. Ne do të vazhdojmë të ndjekim procesin e naftëtarëve.”

Kryemadhi tha se nga përpunimi i naftës vendase në rafineritë e Ballshit, shteti fiton të paktën 90 milionë euro në vit, por nuk paguan rrogat e naftëtarëve:

“Ne e  kemi 70 lekë më shumë naftën se Maqedonia e Veriut. 70 lekë është për naftën vendase. Minimumi 90 milionë euro fut shteti shqiptar nga përqindja që ka më shumë çmimi i naftës tonë.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>