LSI kërkon sqarim për hetimin e OLAF mbi fondet IPARD

Nga Exit News
LSI kërkon sqarim për hetimin e OLAF mbi fondet IPARD

Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) kanë kërkuar nga qeveria dhe Ministria e Bujqësisë të bëjnë transparencë mbi hetimin e OLAF për fondet e IPARD.

Vojo Bregu përfaqësues i LSI-së u shpreh në një deklaratë për median se:

“Hetim i nisur nga OLAF tregon qartë, që paratë e taksapaguesve europianë keqpërdoren nga qeveria shqiptare”.

Bregu u shpreh se “përfundimet e këtij hetimi do të ndikojnë seriozisht në të ardhmen për financimin nga Bashkimi Europian të projekteve për bujqësinë”.

Ai akuzoi qeverinë se po “rrezikojnë edhe integrimin europian të vendit, vetëm për të vjedhur, kete radhe jo taksat e shqiptarëve por ato të qytetarëve europianë”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>