LSI kërkon sqarime për fondet e rrugës Vlorë-Orikum

LSI kërkon sqarime për fondet e rrugës Vlorë-Orikum

Lëvizja Socialiste për Integrim ka akuzuar qeverinë Rama për papërgjeshmëri, spekulime dhe mungesë transparence në lidhje me projektin e rrugës Vlorë-Orikum, për të cilin Rama-Meta janë përplasur ditët e fundit.

Pas reagimit të ministrisë së Financave dhe presidencës, zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama deklaroi se qeveria duhet të japë sqarime në lidhje me kalimin e fondeve nga projekti për rrugën e Selenicës në për rrugën Orikum-Vlorë:

“Përse i hoqi apo i anuloi fondet e parashikuara për ndërtimin e rrugës së Selenicës? Çfarë ndodhi që projekti i trumbetuar me aq të madhe, u gjymtua?

Dhe përse fondet e dedikuara për banorët e Selenicës dhe të gjithë asaj bashkie, përse fondet e dedikuara për rrugën që lidh Peshkpinë me Selenicën dhe në anën tjetër Selenicën me autostradën Levan-Tepelenë u hoqën?”

Presideti Meta akuzoi qeverinë të martën në se kishte shkelur Kushtetutën dhe ligjin në procedurat e financimit të rrugës Vlorë-Orikum.

Të mërkurën, ministrja Denaj deklaroi se akuzat e presidentit nuk qëndrojnë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>