LSI: Kostoja e koncesioni Milot-Fier po fryhet, 420 milion euro në xhepat e Ramës

Nga Exit News
LSI: Kostoja e koncesioni Milot-Fier po fryhet, 420 milion euro në xhepat e Ramës

Lëvizja Socialiste për Integrim akuzoi të premten qeverinë Rama se bën ‘një mega vjedhje korruptive të paimagjinueshme’ me koncesionin prej 1,2 miliard eurosh të rrugës Milot-Fier.

Në një deklaratë për median, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili tha se kostoja reale e rrugës është 780 milionë euro, bërë nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim (CDI) dhe jo 1,2 miliard euro:

“Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim (CDI) i bazuar në studimin e fleksibilitetit të kërkuar nga korniza e investimeve të Ballkanit perëndimor për këtë aks ka bërë publike që dhe në studimin e fleksibilitetit paraprak dhe që është pak kilometra dhe më shumë, vlerësimi paraprak i kësaj rruge ishte 780 milion euro.

780 milion euro të nderuar qytetarë do të thotë 420 milion euro më pak nga 1.2 miliard të qeverisë. Pra qeveria ka kërkuar një koncesion 54% më të shtrenjtë, pra 420 milion euro më shumë, sigurisht për t’i futur në xhepat e saj.”

Në 1 korrik, Kryeministri Rama njoftoi se segmenti rrugor Milot-Fier do të ndërtohet dhe mirëmbahet me koncesion.

Qytetarët do të pagujnë për kalimin në këtë aks 0.075 euro për kilometër ose 8,7 euro për një kalim, ose 17,4 euro për vajtje-ardhje.

Segmenti do të jetë 115 kilometra i gjatë, ku 53 kilometra do të jenë rrugë të reja që do të ndërtohen, ndërsa 62 kilometrat e tjerë do të jenë rehabilitim i rrugëve ekzistuese.

Financimi prej rreth 1,2 miliardë eurosh për rrugën do të bëhet nga fituesi i garës. Ndërsa shteti do të ofrojë garanci për deri në 10 për qind të vlerës së investimit, në rast se trafiku në rrugë nuk është sipas pritshmërisë së koncesionarit.

Për të lexuar më shumë për këtë projekt lexoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>