LSI kritika qeverisë për strategjinë kundër Covid-19: Jo propagandë boshe me pandeminë

Nga Exit News
LSI kritika qeverisë për strategjinë kundër Covid-19: Jo propagandë boshe me pandeminë

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili akuzoi qeverinë se ka keqmenaxhuar pandeminë e Covid-19 dhe se duhet të hartojë sa më parë një strategji të re për ta luftuar atë.

Në një konferencë për shtyp, Vasili kërkoi nga qeveria më shumë transparencë dhe qartësi për qytetarët për situatën ku ndodhemi:

“Sot Ministria e Shëndetësisë deklaroi publikisht që një periudhë e vështirë na pret. Pas një kohe, një deklaratë e tillë do të kërkonte disa shpjegime.

Muaj më parë, piku u arrit me 27 raste dhe sot kemi 5-fishimin, por askush nuk thotë që jemi në pikun e pandemisë, jemi në ngjitje apo ku jemi me daljen nga pandemia.

Qytetarët presin të dëgjojnë nga qeveria se ku nuk funksionoi strategjia e zgjedhur, ku duhej vepruar më shpejtë e më mirë.”

Vasili sygjeroi që ministria të decentralizojë ofrimin e kurimit nga spitalet Covid në spitalet rajonale:

“Historia e grumbullimit, dhënia e mesazheve propagandistike, jo profesionale tek spitali Infektiv apo Covid-2 nuk ndihmon në përballimin e një beteje e cila ka përmasa kombëtare.

Ngritja e strukturave lokale ndihmon për të përballuar më mirë pasi rishpërndahet ngarkesa, e cili nuk ka rezultuar i suksesshëm.”

Ai shtoi se duhet fuqizuar më shumë mjeku i familjes, i cili është i pari që vihet në kontakt me të infektuarit.

Vasili kritikoi strategjinë e qeverisë për të mos hapur spitale të tjera Covid, deri sa të shterohen të gjithë vendet në dy spitalet e para:

“Përse duhet të shkojë në kufijtë e shterimit të energjive, të një stresi të jashtëzakonshëm dhe vetë personeli mjekësor? Patjetër që të hapet dhe Covid-3.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>