LSI mbështet PD kundër krimit

LSI mbështet PD kundër krimit

Kryetari i opozitës Basha tha se “Për çdo shqiptar është e qartë se me Edi Ramën në qeveri dhe jo para drejtësisë, qeveria shqiptare do të vazhdojë të jetë karteli kryesor i krimit dhe drogës në Shqipëri”. Zoti Basha i bëri thirrje të gjtihë qytetarëve dhe partive politike të bashkohen për të luftuar krimin në vend.

“Nesër Partia Demokratike do të thërrasë një tryezë me gjithë spektrin opozitar.Për çdo shqiptar, pavarësisht bindjeve politike po troket ora e ballafaqimit me të vërtetën. Po troket ora e vendimeve të mëdha”, — u shpreh Zoti Basha.

Thirrjes së kryetarit të opozitës ju bashkua edhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Kryetarja e LSI-së monika kryemadhi u shpreh se do ti bashkohet thirrjes së Zotit Basha për tu bashkuar ën një tryezë të përbashëkt kundër krimit. Zonja Kryemadhi tha përpara mediave se:

Krimi është ulur këmbëkryq në Shqipëri. Situata është nga më të rëndat që ka përjetuar vendi. Çdo qytetar, i ri dhe e re, burrë, grua, ndihen më të rrezikuar se kurrë në vendin e tyre.

Saimir Tahiri është një nga hallkat që lidh Edi Ramën me krimin por ka edhe shumë hallka të tjera që janë ende aty e që i drejton Edi Rama.

Mund të ketë pika që ndajnë LSI me partinë demokratike dhe partitë e tjera. Por çështja që na bashkon në një front të përbashkët kundër krimit dhe Bandave është më e fortë se çdo ndasi mes nesh.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>