Lëvizja Socialiste për Integrim, përmes zëvendëskryetarit Luan Rama i kërkoi partive politike të hyjnë në bisedime për zgjidhjen e krizës.
Me anë të një deklarate për shtyp Zoti Rama deklaroi:
“Klasa politike duhet të reflektojë menjëherë pa humbur asnjë sekondë kohë për t’u ulur në dialog politik.”
Zoti Rama tha se kryeministri Rama dhe shumica socialiste nuk kanë bërë asgjë për të zgjidhur krizën në vend:
“Maxhoranca nuk ka vullnet, nuk ka angazhim dhe nuk ndiejnë përgjegjësi të paktën për të bërë tani minumimin që është reflektimi dhe nisja e procesit të dialogut politik.”
Sipas LSI-së, kushtet e vëna nga bundestagu gjerman duhet të shërbejnë si udhërrëfyës drejt zgjidhjes së krizës politike.