LSI prezanton programin politik, fokusi tek ekonomia dhe të rinjtë

Nga Exit News
LSI prezanton programin politik, fokusi tek ekonomia dhe të rinjtë

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi prezantoi, të hënën, programin e LSI-së politik për zgjedhjet e 25 prillit.

Gjatë prezantimit, Kryemadhi theksoi se prioritetet kryesore të LSI-së janë rritja ekonomike dhe arsimimi e punësimi i të rinjve.

Exit News sjell më poshtë disa prej pikave kryesore të programit të LSI-së:

Për biznesin:

Taskë e sheshtë 9 përqind.

Për të rinjtë dhe arsimin

Reformë të thellë arsimore, duke paguar në mënyrë dinjitoze mësuesit dhe duke e lidhur shkollën, me biznesin, dhe me tregun e punës;

Përmes programin ‘Mëso dhe Fito’ do të investohet në kërkimin shkencor dhe inovacion;

5 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP) do të shkojë si investim për arsimin;

Do vendoset taksën e së ardhmes përmes së cilës, 1 përqind e fitimit së 200 aktiviteteve të mëdha do të shkojë për arsimin;

Me programin ‘Garancia Rinore’ do të mbështetet sipërmarrja e lirë e profesionistëve të rinj në fushën e teknologjisë dhe inovacionit;

Programi ‘nga bebja në bebe’ – për çdo fëmijë që lind, shteti do i ofrojë një garanci prej 1 mijë dollarësh dhe në momentin që ky fëmijë do të ketë mundësinë të krijojë familjen e tij e të bëhet me fëmijë, pas 25-30 vitesh, ai do të ketë rreth 25 mijë dollarë që të ndihmojë dhe krijojë familjen e tij.

Për bujqësinë

Paketë e dedikuar financiare për të mundësuar uljen e kostove të inputeve bujqësore dhe të naftës;

Do të hiqet TVSH-ja në të gjithë zinxhirin e prodhimit bujqësor.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>