LSI prezanton të hënën programin politik, Kryemadhi: Me PD-në do të koordinohemi në terren

Nga Exit News
LSI prezanton të hënën programin politik, Kryemadhi: Me PD-në do të koordinohemi në terren

Lëvizja Socialiste për Integrim do të prezantojë të hënën programin e saj politik, njoftoi të enjten kryetarja e kësaj partie Monika Kryemadhi.

Kryemadhi zhvilloi pasditen e së enjtes një takim me strukturat në Tiranë, për të organizuar punët e partisë për zgjedhjet e 25 prillit.

Sa i takon bashkëpunimit me PD ajo tha  se do të koordinohen në terren:

“Ditën e hënë do të prezantojmë programin. Do të jemi në një metodologji komplet tjetër për sa i përket punës në terren, koordinuar edhe me listën e PD-në dhe strukturat në zonë, tani duke qenë se edhe ata po shkojnë drejt një mbyllje me paritë te koalicionit dhe ne po kështu, do të jemi drejtpërdrejt në terren dhe nuk do të ketë kohë për të humbur”.

Ajo përmendi disa nga problematikat kryesore që ka nxjerrë nga takimet gjatë javëve të fundit nëpër qytete.

Kryemadhi u shpreh se problemet në Shqipëri janë emigrimi i të rinjve, arsimi, shëndetësia, papunësia, ekonomia etj. Mbështetur në këto problematika ajo përmendi prioritet e LSI në qeverisje.

Luftimi i papunësisë, sigurimi i punësimit për të rinjtë, një arsim cilësor dhe një Shqipëri me më integritet, janë disa nga prioritet e LSI tha Kryemadhi.

“Ne fokusin tonë e kemi shumë të qartë, te arsimi, shëndeti i qytetarëve, dhe t’i fuqizojmë ekonomikisht. Ditën e hënë do të jetë prezantimi i programit elektoral por dhe të gjitha angazhimet që LSI-ja do të ketë. Nuk ka më kohë për të humbur, çdo sekond e fituar është në favor të një të riu të reje, për të pasur një Shqipëri dinjitoze. Ajo që është shumë e rëndësishme është se pozitiviteti që kanë qytetarët për LSI-në”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>