Sekretari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili deklaroi të hënën se raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR-it vërtetonte “masakrën zgjedhore” të denoncuar nga partitë e opozitës.
Sipas tij, raporti denoncon shitblerjen e votës, përdorimin e paligjshëm të të dhënave të qytetarëve si dhe përdorimin e adminsitratës dhe mediave nga qeveria për të ndikuar rezultatine zgjedhjeve.
Vasili, në një status në rrjetin Facebook, i shoqëroi pretendimet me disa citime, të cilat la të kuptohet se janë të shkëputura nga raporti përfundimtar i zgjedhjeve.
“Ndaj beteja per zgjedhje te lira dhe te ndershme eshte dhe mbetet nje beteje e shenjte dhe pa asnje kompromis per te shpetuar te tashmen dhe te ardhmen e Shqiperise nga rrenimi rilindas,” përfundoi Vasili.
Vasili me gjasa i referohet raportimeve në disa media online, të cilat kanë shkruar se raporti në fjalë thekson probleme me shitblerjen e votës, por ai ende nuk është publikuar.
Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR-it mbi zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021 pritet të publikohet në mbrëmje.