LSI si PD, propozon Fierin e Korçën për votimin e numërimin elektronik në 25 prill

Nga Exit News
LSI si PD, propozon Fierin e Korçën për votimin e numërimin elektronik në 25 prill

Lëvizja Socialiste për Integrim ka propozuar zonat e Korçës dhe Fierit si zonat ku mund të bëhet projekti pilot për votimin dhe numërimin elektronik të votave në 25 prill.

Me anë të një letre të dërguar KQZ-së, LSI ka njohur Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve me propozimin e saj.

Të njëjtat zona ka propozuar dhe Partia Demokratike, paraditen e së enjtes. Ndërsa Partia Socialiste ka propozuar qarkun e Tiranës dhe atë të Korçës.

Kështu, PS, PD dhe LSI bien dakord përsa i përket votimit dhe numërimit elektronik në Korçë por qëndrimet e tyre ndahen për qarkun e dytë.

Votimi dhe numërimi elektronik në zgjedhjet e 25 prillit do të zbatohet në 20% të zonave, pikë kjo e dakordësuar në Këshillin Politik. Për të vendosur se në cilat zona zgjedhore do zbatohet projekti pilot për të mundësuar numërimin dhe votimin elektronik, do duhet konsensusi i palëve politike.

Ndonëse projekti pilot për votimin dhe numërimin elektronik do të bëhet vetëm në disa zona, KQZ ka theksuar se në zgjedhjet e para për Kuvendin, pra në zgjedhjet e 25 prillit, pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve ligjore, identifikimi elektronik do të shtrihet në 100% të votuesve.

Pavarësisht propozimeve të partive, i takon KQZ-së të marrë një vendim për dy qarqet pilote.

 

LEXO  Veliaj për djalin e Petrit Fushës: Kandidimi i tij për deputet, fyerje për të gjithë

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme