LSI: Zyrat e PS shpërndajnë ushqime në këmbim të votës

Nga Exit News
LSI: Zyrat e PS shpërndajnë ushqime në këmbim të votës

LSI, përmes Sekretarit të Përgjithshëm në  Tiranë, Klevi Pojana, ka denoncuar PS për blerje të votës në këmbim të pakove ushqimore.

Ai tha se zyrat elektorale të PS janë kthyer në kioska, që u shpërndahen familjeve në nevojë.

Në njësinë administrative numër 8 në Tiranë, qytetarë në asistencë sociale thirren dhe u jepen pako ushqimore në zyrat e Partisë Socialiste duke i kërkuar në shkëmbim votën në zgjedhjet e 25 prillit,” u shpreh Pojana.

Ai publikoi pamjet e një videoje të xhiruar një nga pikat e Big Market në Kamëz, që pretendon se është kthyer në furnizuese me ushqime sipas sipas listës së partisë.

Pojana i bëri thirrje SPAK-ut të hetojë rastin abuziv, që përgjegjësit të përgjigjen përpara ligjit.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>