Luan Daci ankimon vendimin e dënimit me 12 muaj shërbim prove

Nga Exit News
Luan Daci ankimon vendimin e dënimit me 12 muaj shërbim prove

Anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci ka ankimuar vendimin e dënimit të tij me 12 muaj shërbim prove.

Sipas Shqiptarja.com, Daci e ka quajtur këtë vendim të padrejtë, pasi shprehet se nuk ka falsifikuar dokumentet.

Gjykata e Posaçme e dënoi me 12 muaj shërbim prove anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci.

SPAK kërkoi 1 vit burg për Dacin pasi akuzohet se ka falsifikuar dokumentet.

Luan Daci është shkarkuar në vitin 1997 për shkak se ka mbajtur të fshehur një vendim në lidhje me një firmë piramidale për rreth 6 muaj, si dhe ka organizuar një grevë në ambjentet e gjykatës së Tiranës.

Por gjatë aplikimit për të qenë pjesë e KPA-së, në intervistën me Komisionin Parlamentar ad hoc, Dacie  fshehu shkarkimin nga detyra duke pohuar se kishte ikur me dorëheqje.

Pas hetimeve, SPAK kërkoi pezullimin nga detyra të tij dhe akuzoi Dacin se ka fallsifikuar dokumentat. Ai u pezullua nga puna, por më pas gjykata e Posaçme e Apelit vendosi rikthimin e tij në punë.

Pas kësaj, Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi për pezullimin e tij nga detyra deri në përfundim të procesit.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme