Luan Daci, anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga puna, për shkak të akuzave për falsifikim dokumentesh.
Në kërkesë, Daci shkruan se është i pafajshëm dhe kërkon heqjen e ‘pezullimit nga puna’:
“Nuk kam falsifikuar asnjë dokument dhe nuk kam shkelur ligjin, ndaj më hiqni masën e pezullimit si gjyqtar i Kolegjit të Apelimit.”
Luan Daci, anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit akuzohet nga SPAK për fallsifikim dokumentash. Ai ka fshehur shkarkimin nga detyra e gjyqtarit në vitin 1997 nga dosja e aplikimit për komisioner të KPA-së. Më 20 maj, Gjykata e Posaçme e pezulloi atë nga detyra.
Më 25 maj, KPA pezulloi shqyrtimin e çështjeve ku anëtarë i trupës gjykuese është Luan Daci, deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion.