Luan Rama kryeministrit e ministrit të Brendshëm: Dërgoni në prokurori 124 të dyshuarit për trafik droge

Luan Rama kryeministrit e ministrit të Brendshëm: Dërgoni në prokurori 124 të dyshuarit për trafik droge

Nënkryetari i LSI Luan Rama i ka kërkuar publikisht Kryeministrit Rama dhe ministrit të Brendshëm Demiraj të dërgojnë në prokurori listën me 124 persona të dyshuar si narkotrafikantë.

Me anë të një statusi në profilin e tij, Zoti Luan Rama tha se nuk mjafton të deklarojnë publikisht se kanë informacione:

“Si funksionarë të lartë të shtetit ata duhet ta dinë se e kanë për detyrë të veprojnë në zbatim të ligjit duke kryer si hap të parë dërgimin e listës së emrave dhe të të gjithë të dhënave që kanë në Prokurori!”

Zoti Rama i kërkoi Prokurorisë të nisë menjëhere procedurat që parashikon ligji për të hetuar të gjithë personat në listën e kryeministrit.

Ekzistenca e listës me 124 emra personash të përfshirë në trafikun e kanabisit në vend u bë e ditur dje nga Kryeministri Rama gjatë një takimi me Task-Forcën, ku lajmëroi dhe se së shpejti Policia e Shtetit do të nisë një luftë të egër kundër trafikut të kanabisit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>