Fatos Lubonja, në një intervistë të dhënë për VOA mbi temen e emigracionit, thotë që emigrimi masiv drejt Gjermanisë nga shqiptarët tregon dështimn e klasës drejtuese të katër pushteteve (politik, ekonomik, juridik dhe mediatik) në këto 25 vite të tranzicionit shqiptar. Për më teper, ai thotë që atë që largohen nga vendi e bënë këtë pasi nuk ka një të ardhme apo lekët për të paguar rryshfetet që kërkohen si nga e majta, ashtu dhe nga e djathta. Por më e keqja, sipas Lubonjës, është se të rinjtë kanë braktisur praktikën demokratike, pasi janë të shtypur nga arroganca dhe indiferenca e pushtetit politik dhe janë mbyllur në vetvete dhe nuk marrin pjesë në ndryshimet që shoqeria ka nevojë.
Një mënyre për të dalë është prospektiva e pamjaftueshme e një lëvizjeje kulturore për demokratizimin dhe emancipimine e shoqerisë dhe një lëvizje popullore, por sot nuk ekziston asnjëra. Nga kjo lëvizje mund të dilet vetëm me kurajon civile dhe angazhim të gjerë demokratik në shoqëri.