Luçiano Boçi tregon prioritetet e PD-së për arsimin

Nga Exit News
Luçiano Boçi tregon prioritetet e PD-së për arsimin

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike Luçiano Boçi prezantoi të mërkurën prioritetet e PD-së për arsimin, nga ulja e tarifave të universiteteve deri tek rritja e pagave për pedagogët.

Boçi tha ata studentë që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë se nuk do të paguajnë tarifat e universitetit.

Ai tha se kjo vlen për të gjithë nivelet e studimeve deri në master.

Për pedagogët, Boçi tha se do të rriten pagat në 900 euro në muaj, ndërsa ata që kanë gradën shkencore ‘Profesor’ do të paguhen 1 300 euro në muaj.

Ai u ndal edhe tek punësimi i të rinjve pas diplomimit, duke thënë se do t’u sigurohet një praktikë në formë stazhi e paguar. Pagesa do të jetë  300 mijë lekë në muaj.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha prezantoi të mërkurën programin elektoral për arsimin për zgjedhjet e 25 prillit. Pikat kryesore të programit mund t’i shihni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>