Lufta e policive të huaja kundër bandave shqiptare

Lufta e policive të huaja kundër bandave shqiptare

Teksa Ministri i Brendshëm Xhafaj vazhdon të paralajmërojë luftë të ashpër kundër bandave kriminale,  policitë e vendeve të huaja kanë arrestuar dhjetëra shqiptarë, drejtues bandash narkotrafiku.

Kështu vetëm në tre muajt e fundit, media e huaj raporton se u arrestuan:

– Arbër Çekaj, në Gjermani për trafikim të 613 kilogramë kokainë kolumbiane të trafikuar në Shqipëri përmes kompanisë së tij.

– Met Kanani, në Turqi, i dyshuar si drejtues i një rrjeti të trafikimit ndërkombëtar të drogës.

– Një grup shqiptarësh, në Mbretërinë e Bashkuar u dënuan me 81 vjet burg për trafik kanabisi dhe kokaine.

– Dy shqiptarë, në Spanjë për trafikimin e një ton kokainë nga kolumbia.

– Tre shqiptarë, në kufirin ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë për trafikimin e 40 kilogramë kanabis, ndërsa disa shqiptarë të tjerë u arrestuan në Igumenicë të Greqisë me gjysëm ton kanabis.

– Në Francë, u arrestua vrasësi i dy trafikantëve shqiptarë të heroinës. Ndërsa në fund të marsit u arrestuan dy shqiptarë për trafikimin e gjysëm kilogrami heroinë.

– Gjashtë qytetarë shqiptarë, në kufirin ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë u kapën për trafikim të kokainës dhe kanabisit nga Zvicra.

– 11 shqiptarë, në Belgjikë pjesë e një rrjeti ndërkombëtarë të trafikimit të kanabisit ndërmjet Belgjikës dhe Luksemburgut.

– Katër shqiptarë, në Zvicër për trafikimin e 13 kilogramë heroinë.

– Në Hollandë, policia deklaron se ka dyshime se kriminelët shqiptarë në Hollandë po bëjnë biznes me kartelin e Kinahan, organizatë e trafikut ndërkombëtar të drogës me një xhiro vjetore prej 400 milionë euro në vit, me bazë në Irlandë dhe me degë në Dubai, Spanjë, Turqi dhe Marok, e njohur për lidhjet e saj me Mafian Ruse.

– Në Itali u sekuestrua një gomone me 2,500 kilogramë kanabis, ndoshat ngarkesa më e madhe e sekuestruar përmes detit në Itali. Ndërkohë arrestimet e shqiptarëve në qytete të ndryshme të Italisë vazhdojnë çdo ditë.

Duket se lufta e policisë shqiptare ndaj narkotrafikantëve bëhet vetëm përmes deklaratave e konferencave për shtyp, pasi në realitet çdo ditë, media e huaj raporton për mijëra kilogramë kanabis që kapet duke u transportuar nga Shqipëria.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>