Luftëtarët e dritës

Nga Rezart Cenaj
Luftëtarët e dritës

Mik, ti je i vetëm. Mbaje mbi supe epokën tonë. Tërhiqe zvarrë dhe çoje drejt një të ardhme ku asaj do i vijë turp që ekziston dhe, ti do ndihesh mrekullueshëm se do e ruash në kujtesën tënde që mos ta harrojmë që ajo ndodhi.

Mbaje or mik, një xhaketë mbi supe, për të ftohtin e natës, për të ftohtin në errësirën që na kanë futur. Mbaje një xhaketë për t’u mbështjellë deri sa të vijë agimi. Nuk e di sa veta do të jemi deri në atë agim. Sidoqoftë, ti do jesh duke parë buzëqeshjen e diellit, të njëjtit diell që luan edhe në një qiell tjetër.

Nëse do jem edhe unë, nëse do kem mbërritur deri atje, nëse do kem gjetur mënyrën të kem shpëtuar shpirtim tim deri në ato ditë, do kërkoj të të gjej dhe të të shtrëngoj dorën që më dhe një guxim të madh përpara se të tërhiqesha.

Mik, ti je i vetëm. Merre këtë epokë, prishi gardhet e mjerimit, shkatërroji muret e frikës sonë, shkriji nën thembra veprimet tona të kalbura, mendimet tona të kalbura. Ec përpara dhe lër gjurmë që të të ndjekin edhe të tjerët.

Mik, je i vetëm. Je varka e shpëtimit në këtë epokë. Brenda teje mbijeton shpirti i luftëtarit. Mbaje të gjallë atë. Bëj histori!

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>