Kompania ajrore gjermane “Lufthansa” ka njoftuar se planifikon të shkurtojë 1,000 vende pune nga 5,000 të tilla në administratë.
Stafi do të zhvogëlohet si në kompaninë “mëmë” ashtu edhe tek filialet e saj.
Sipas përllogaritjeve të “Lufthansa”, koronavirusi i ka sjellë kompanisë 22,000 pozicione me kohë të plotë tepër në “Lufthansa Group” ku janë të punësuar 138,000 punonjës në total.