Luigi Soreca, ambasadori i ri i BE-së në Tiranë

Luigi Soreca, ambasadori i ri i BE-së në Tiranë

Luigi Soreca do të jetë Amabsadori i ri i BE-së në Shqipëri. Ai do të zëvendësojë Ambasadoren Vlahutin, e cila do të largohet në muajin gusht. Lajmi bëhet i ditur nga portali informativ syri.net.

Luigi Soreca aktualisht është drejtor i Sigurisë në Drejtorinë e Përgjithshme në Komisionin Evropian e ngarkuar për politikat e “Emigracionit dhe Çështjeve të sigurisë”

Ai dhe skuadra e tij janë përgjegjës për zbatimin e axhendës evropiane për sigurinë, luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar, korrupsonin dhe krime të tjera të rënda, promovimi i forcimit të bashkëpunimi me EUROPOL dhe CEPOL. Gjithashtu drejtoria ka për detyre të zhvillojnë politikat antidrogë, dhe bashkëpunimin me Qendrën Evropiane për Monitorimin e Drogës.

Ai ka qënë i ngarkuar me punë për të negociuara “Procesin e Liberalizimit të Vizave” në vendet e Ballkanit Perëndimor.

 

 

Lajme te ngjashme