
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka përshëndetur vendimin e Partisë Demokratike për të vijuar punën në komisionin e Reformës Zgjedhore.
“Kjo i shërben interesave më të larta të Shqipërisë dhe ndihmon në përmbyllljen e kësaj reforme të rëndësishme pa vonesa të mëtejshme, në mënyrë që të përmbushen kushtet e vendosura në mars nga Këshilli Europian.” – shkruan Soreca.
Mëngjesin pas shembjes së Teatrit Kombëtar, anëtarët e opozitës jashtë parlamentit, Oerd Bylykbashi nga PD dhe Petrit Vasili nga LSI, nuk morën pjesë në mbledhjen e Këshillit Politik.