Lulzim Basha: Arrestimet akte politike, opozita do vazhdojë betejën e saj

Lulzim Basha: Arrestimet akte politike, opozita do vazhdojë betejën e saj

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha reagoi pas arrestimeve të sotme të drejtuesve të PD të Librazhdit dhe Prrenjasit dhe të 23 qyetatarëve.

Basha, në një konferencë për shtyp u shpreh se këto akte kanë për qëllim frikësimin e opozitës dhe të mbështetësve të saj.

Ai pohoi se gjatë protestave të fundit janë ndaluar 500 anëtarë dhe janë arrestuar 50, duke e kthyer Shqipërinë në një regjim totalitar.

“Sistemi gjyqësor është shpartalluar, Parlamenti është shpartalluar dhe administrata publike është militantizuar. Edi Rama ka vendosur në Shqipëri një regjim autokratik dhe jashtë Kushtetutës. Prokuroria dhe policia janë kthyer në instrumenta të presionit politik në shërbim të pushtetit personal dhe të inkriminuar të Edi Ramës”, u shpreh Basha.

Kryetari i Opozitës i bëri thirrje oficerëve të policisë dhe prokurorëve të distancohen dhe të mos zbatojnë urdhërat politikë të Edi Ramës.

Në përfundim të fjalës së tij tha se asgjë nuk do e ndalojë opozitën në betejën e saj kundër regjimit të Edi Ramës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>