Policia formular për deklarimin e pasurisë Lulzim Berishës dhe Ardian Çapjes

Policia formular për deklarimin e pasurisë Lulzim Berishës dhe Ardian Çapjes

Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar sot formularin për deklarimin e pasurisë Lulzim Berishës, ish-drejtuesi i bandës famëkeqe të Durrësit dhe Ardian Çapjes, i arrestuar dhe i dyshuar për një sërë vrasjesh në Elbasan.

Lulzim Berisha dhe Ardian Çapja kanë 48 orë kohë për të plotësuar formularin e pasurisë, burimet e të ardhurave dhe mënyrën e përfitimit të pasurisë.

Përveç tyre, edhe familjarët e tyre duhet të deklarojnë pasuritë dhe të ardhurat e tyre.

Pas plotësimit të formularit, ai do të dërgohet në SPAK, i cili ka 15 ditë kohë për të vlerësuar të dhënat. Në rast se SPAK ka dyshime për vënie të pasurisë përmes veprave kriminale, ai duhet t’i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e këtyre personave dhe pas sekuestrimit, jo më vonëse 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre.

Lulzim Berisha, ish- dejtues i bandës së Durrësit, i dënuar me burgim të përjetshëm për grupi të strukturuar criminal, trafikim të narkotikëve, dhe pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale. Në vitin 2016, Gjykata e Apelit Durrës vendosi lirimin e tij me kusht pasi ai gjeti punë në Bashkinë Durrës.

Ardian Çapja është arrestuar në flagrancë për veprat penale ‘vrasje e punonjësve të policisë, e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtja pa leje”. Ai dyshohet si organizator i një sërë vrasjesh të ndodhura në qytetin e Elbasanit për motive hakmarrjeje. Dyshohet se ai, së bashku me të afërm të tij ka kryer disa vrasje me pagesë, në periudhën 2009-2016.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>