Lumir Abdixhiku është zgjedhur të dielën kryetar i LDK-së në Kuvendin Zgjedhor.
Bashkë me Abdixhikun për këtë post garuan edhe Lutfi Haziri dhe Besian Mustafa.
Abdixhiku fitoi me mbi 190 vota nga 328 vota gjithsej.
Ish kreu i LDK-së, Isa Mustafa tha se LDK-ja do të bëjë hapa pozitivë dhe do të kthehet sërish e fortë.
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli e përgëzoi Lumir Abdixhikun për fitoren si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ish kreu i LDK Isa Mustafa dha dorëheqjen pas rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë, ku Lëvizja Vetëvendosje doli fituese 47,88% të votave
Sipas rezultateve deri tani, LDK ka marrë 13.08 % ose rreth 103 mijë vota. Ky është rezultati më i ulët që kjo parti ka marrë në zgjedhje.
“Rezultati është shumë i keq për LDK-në, që nuk e kemi pritë fare edhe nga takimet në terren dhe puna që e ka bërë Hoti”, deklaroi Musatafa pas dorëheqjes.