Lutje fallxhorësh dhe manipulime mediatike

Nga Ilir Demalia

Në qoftë se opozita dhe çapaçulë që quajnë veten “shoqëri civile” si bisht i opozitës presin ta rrëzojnë Edi Ramen me mallkimin “e terheqtë Neta me vete”, me meme dhe punëdore primitivësh, me provincialë mediatikë apo gazetare botoksi, le të presin edhe nja 26 vjet sa të bëhet Edi 82 vjeç sa Neta.

Kështu “mallkuan” shqiptarët Enver Hoxhën për 40 vjet dhe pastaj kur vdiq nga Zoti e qanë me lotë, me oi-oi e me shkulje flokësh dhe e përcollën në shtrat të topit me vargun e gjatë nga Presidenca tek Pallati Brigadave.

Po kështu me Ramizin, me Saliun, me Fatosin, me Edin…

Popull nerotik, me neuroza të thella urrejtjeje skicofrenike e deliri mithomaniak, si absurd i piçit në majë të plehut!

Duan hakmarrje nga Zoti!

Kjo nga që janë impotentë intelektualisht, kulturalisht, moralisht, trimërisht e në vënd të luftës për shtetin e së drejtës dhe lirisë e paqes sociale, prosperitetit dhe ndërtimit të një shoqërie moderne kanë si armë mallkimin e lashtësisë së shoqërive primitive.

Luten për vdekjen e dikujt nga Zoti si fallxhorë, në vend që ta ndëshkojne të keqen duke krijuar drejtësinë dhe vendosur precedentin e ndëshkueshëmrisë.

Në anën tjetër, vdekja e Netës, një vdekje krejt e zakonshme e një njeriu normal në jetë, trajtohet nga media lëpirëse e kryeministrit sikur të ishte larguar një njeri me kontribute të papara në jetën kulturore, politike, ekonomike, arsimore apo në fushën e stomatologjisë.

I veshin dhe qyrkun e asaj që krijoi stomatologjinë, kur ka qenë laborante e stomatologjisë.

Një njoftim normal do të ishte i mjaftueshëm.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>