Lëvizja Vetëvendosje akuzoi të premten kryetaren e KQZ Valdete Daka se po punon së bashku me LDK dhe PDK që të eliminojnë nga gara parti të caktuara.
Anëtari i LVV-së në KQZ, Sami Kurteshi tha se kryetarja po bën selektim të partive.
Sipas tij Daka po mundohet të eliminojë parti e lista, bashkë me dy partitë e tjera PDK-në e LDK-në.
Gjatë mbledhjes së KQZ të premten ai tha:
“Ky është selektimi negativ që po bën kryetarja për të eliminuar parti dhe lista të caktuara. Këtë po e bën me LDK-në dhe PDK-në”.
Ndërsa Partia Demokratike e Kosovës ka kritikuar të premten Zyrën e Certifikimit duke thënë se me vendimin e fundit kanë vrarë demokracinë.
Anëtari i KQZ nga PDK Arianit Elshani iu drejtuara kreut të Zyrës së Certifikimit duke thënë se “votimi në pako i kandidatëve për deputetë, përfshirë edha ata që nuk janë certifikuar si pasojë e problemeve me ligjin në tri vitet e fundit” është i padrejtë.
LDK kërkoi nga institucionet e drejtësisë të hetojnë dhe dënojnë ata që po sulmojnë kryesuesen e KQZ-së.