LVV në Shqipëri angazhohet në zgjedhje, thirrje qytetarëve të propozojnë kandidatët

Nga Exit News
LVV në Shqipëri angazhohet në zgjedhje, thirrje qytetarëve të propozojnë kandidatët

Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri do të angazhohet në zgjedhjet e 25 prillit duke mbështetur kandidatura të propozuara nga zgjedhësit, si brenda ashtu dhe jashtë strukturave të saj.

VV-ja në Shqipëri thotë se ky hap synon të ofrojë një aletrnativë në mënyrë që shqiptarët të mos ndihen të detyruar të largohen. Ajo shprehet në “Facebook” se qytetarët kanë të drejtë të bëhen bashkë për të propozuar ato kandidatë, të cilët mendojnë se i përfaqësojnë të drejtat e tyre.

“Në secilën prej 12 zonave (qarqeve) zgjedhore të Shqipërisë, qytetarët kanë të drejtën të bëhen bashkë për të propozuar kandidatë nga zgjedhësit. Nëntë qytetarë të një zone zgjedhore kanë të drejtën të çojnë përpara në KQZ kandidaturën për një deputet. Zyrtarizimi i kësaj kandidature bëhet përmes grumbullimit të 3.000 nënshkrimeve, duke nisur nga mesi i muajit janar 2021”

LVV thotë se do të mbështesë të gjithë ata qytetarë që pranojnë të bashkohen në ngritjen e një lëvizjeje qytetare, që sipas VV-së synon “çarjen e sitemit bipolar të instaluar në 30 vitet e fundit”.

Në fund, Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka paralajmëruar se do të çojë në Gjykatën Kushtetuese ndryshimet në Kodin Zgjedhor që u bënë në muajin korrik me qëllim për të hapur listat.

“Ndryshimet e fundit kushtetuese dhe ato në ligjin për Kodin Zgjedhor janë miratuar dhe imponuar nga shumica aktuale në pushtet me synimin për të favorizuar veten dhe për të penguar demokratizimin e mëtejshëm të vendit. Qendra në Shqipëri do ta sfidojë në Gjykatën Kushtetuese, me synimin për të nxitur e mbështetur kandidatët nga zgjedhësit që synojnë të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit. Nuk ka regjim që mund ta ndalë vullnetin e një populli”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>