LVV në Shqipëri kritika Ramës për dekretin për ujërat e Greqisë

Nga Exit News
LVV në Shqipëri kritika Ramës për dekretin për ujërat e Greqisë

Lëvizja Vetëvendosje me qendër në Shqipëri ka reaguar pas miratimit të dekretit që zgjeron  ujërat territoriale të Greqisë me 12 milje në Detin Jon.

Kryetari i LVV në Shqipëri Boiken Abazi ka kritikuar kryeministrin Edi Rama në lidhje më këtë vendim.

“Ajo çka Rama dhe Micotaqis kanë rënë dakord të çojnë në Hagë është ndarja e zonave ekskluzive ekonomike që nisin pas ujërave territoriale, dhe tashmë pasi Greqia e ka bërë fakt të kryer ekspansionin me 12 md”, deklaroi Abazi në Facebook.

Miratimi i dekretit i jep të drejtë shtetit grek hulumtojë ose ndryshe të shfrytëzojë burimet detare, përfshirë prodhimin e energjisë elektrike të ujit dhe ajrit.

Ky vendim vjen pas dy muajsh ku u njoftua se marrëveshja e detit do të zgjidhej nga drejtësia ndërkombëtare.

Me 20 tetor, kryeministri Edi Rama njoftoi se marrëveshja mes Shqipërisë dhe Greqisë për 12 miljet detare do të shqyrtohet nga gjykata ndërkombëtare në bazë të së drejtës ndërkombëtare të detit.

Sakaq Abazi shprehet se miratimi  këtij dekreti nuk do kishte qenë e mundur pa Edi Ramën, që kishte premtuar publikisht muaj më parë se nuk do ia kontestonte, edhe pse në kurriz të territorit detar shqiptar.

“Në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, Shqipëria nuk e çon dot kontestimin e këtij zgjerimi të Greqisë nga 6 në 12 md, sepse aty nuk mund të shtrohen çështje pa miratimin paraprak të Greqisë. Ajo çka Rama dhe Micotaqis kanë rënë dakord të çojnë në Hagë është ndarja e zonave ekskluzive ekonomike që nisin pas ujërave territoriale, dhe tashmë pasi Greqia e ka bërë fakt të kryer ekspansionin me 12 md”, tha Abazi.

Për të lexuar më shumë rreth kufirit detar me Greqinë klikoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>