LVV sqaron dështimin e negociatave me LDK

LVV sqaron dështimin e negociatave me LDK

Boiken Abazi, përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosja në Tiranë, në një postim në Facebook ka dhënë argumentet e LVV-së pse ende nuk po arrihet marrëveshja e qeverisëse me  LDK për formimin e qeverisë së re në Kosovë. 10 arsyet e listuara nga Abazi janë:

1. Me kushtetutë kryeparlamentari i takon Lëvizjes VETËVENDOSJE!

2. Kryeparlamentari iu ofrua LDK-së nga LVV, dhe LDK e refuzoi para 26 dhjetorit.

3. LVV e propozoi kryeparlamentarin pasi LDK deklaroi publikisht, 3 orë para seancës së 26 dhjetorit, se do ia votonte propozimin në Kuvend.

4. LVV propozoi dhe votoi në seancë Glauk Konjufcën, i cili u votua edhe nga LDK dhe deputetë të tjerë, duke marrë 75 vota Pro, 27 Kundër dhe 6 Abstenime.

5. LVV i dha publikisht emrat e 5 ministrave të qeverisë dhe e zëvendëskryeministrit që i takonin sipas marrëveshjes bujare, duke i lënë LDK-së gjysmën e qeverisë.

6. LDK nuk dha asnjë emër, as për ministra e as për Presidentin që po e kërkon me ngulm, por po kërkon dorëheqjen e Glauk Konjufcës – edhe pse e votuan vetë dhe ai nuk ka bërë asnjë gabim, e u zgjodh në mënyrë legjitime e ligjore.

7. LVV i dha mundësinë LDK-së të zgjedh një ministri më shumë në vend të kryeparlamentarit. LDK u zotua ta çonte për votim në Këshillin e saj të Përgjithshëm këtë propozim të LVV, por nuk e bëri.

8. LVV po e thërret LDK-në të ulet sërish në tryezën e bisedimeve, por LDK po refuzon.

9. LVV ka bërë transparencë të plotë për publikun e gjerë.

10. LVV nuk po negocion me asnjë parti tjetër edhe pse mund ta kishte bërë prej fillimit, duke pritur ende LDK-në. Ndërkohë që zyrtarë të lartë të LDK-së kanë folur publikisht për mundësinë e koalicionit me parti të tjera.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme