LVV: Vjosa Osmani do na sjell më shumë vota

Nga Exit News
LVV: Vjosa Osmani do na sjell më shumë vota

Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë tha të premten se Vjosa Omsani do t’i sjellë më shumë vota.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci deklaroi se Vjosa Osmani do të garojë në një listë me Lëvizjen Vetëvendosje.

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka  u shpreh që ka pritshmëri që VV-së ti rriten votat , në zgjedhje.

“Në çdo zgjedhje ne jemi duke e rritur votën dhe besoj që edhe në zgjedhjet e ardhshme do të kemi rritje të votave për VV-në. Kjo po shihet edhe në sondazhe se VV-ja do të ketë shumë më shumë deputet se partitë thjerra”, tha ai për mediat e Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje tha të mërkurën se pret të fitojë 60 deputetë në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në Kosovë.

 AAK është e bindur për fitore në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në Kosovë në fillim të 2021.

Ndërkohë Lidhja Demokratike e Kosovës u shpreh të premten se është e bindur  se të paktën do t’i ruajë votat që i kishte në zgjedhjet e kaluara.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë do të mbahen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila e shpalli votën e deputetit Etem Arifi për qeverinë Hoti të pavlefshme.

Vota e tij ishte vendimtare në formimin e qeverisë aktuale, i cili mori vetëm 61 vota në parlamentin me 120 vende, numri minimal i votave të kërkuara.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>