Aeroportin e Vlorës do ta ndërtojë kompania e Behxhet Pacollit, Mabetex Group. Mabetex Group ka 50 % të kuotave në konsorciumim fitues. Kompanitë e tjera të konsorciumit janë YDA – Group (48%); 2A Group SH.PK (2%) me vlerë investimi 103 milion e 966 mijë euro.
Fituesin e shpalli Ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku në një komunikim me median, të enjten.
Ajo u shpreh se për aeroportin e Vlorës garoi edhe një kompani britanie Alte Coorporation Limited, e cila nuk plotësoi kushtet financiare dhe teknike.
Qeveria rihapi më 23 nentor garën ndërkombëtare për ndërtimin e aeroportin e Vlorës. Kjo është hera e tretë që qeveria hap garën për aeroportin e Vlorës.
Fillimisht në dhjetor të 2019 qeveria hapi garën për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, ku afati i fundit për dorëzimin e ofertave nga kompanitë ishte 12 mars 2020.
Më pas tenderi u rihap në tetor 2020, por në 10 nëntor, Balluku njoftoi dështimin e tenderit për herë të dytë, për shkak të pandemisë së Covid-19.
Historia e ndërtimit të aeroportit të Vlorës
Më 10 tetor 2017, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë shpalli fituesin e tenderit për bërjen e studimit e bëshmërisë për aeroportin e Vlorës. Tenderi u fitua nga Seed Consulting, me një ofertë sa 98.6 për qind e buxhetit maksimal të vënë në dispozicion.
Seed Consulting është në pronësi të pronarëve të Atelier 4, një studio arkitekture që ka qenë e përfshirë ngushtë me projektet e rilindjes urbane të Ramës, që kur ai ishte kryetar i bashkisë së Tiranës.
Më 17 janar 2018, kryeministri Edi Rama njoftoi se kishte marrë një “kërkesë zyrtare” për ndërtimin e një aeroporti pranë Vlorës nga konsorciumi turk. Të tre kompanitë në konsorcium, Cengiz Construction, Kalyon Construction dhe Kolin Construction, kanë lidhje të ngushta me regjimin e presidentit turk Erdoğan.
Konfirmojmë zyrtarisht se do të ketë një garë ndërkombëtare për ‘Vlora International Aeroport pasi interesi është i madh nga investitorët. Dhe ky proces do të përmbush të gjitha kushtet ligjore dhe elementët e transparencës.”
Më 15 shtator 2019, Kryeministri lajmëroi zyrtarisht se konsorciumi turk është larguar dhe studio e preferuar e kryeministrin, Archea ka kryer projektin e ri.
“Pas negociatave tejzgjatura, por si përfundim të pasuksesshme me konsorciumin që shprehu interes për realizimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, u angazhuam drejtëpërdrejt në bërjen e projektit për të mos humbur tjetër kohë të çmuar.
Falë një pune voluminoze në bashkëpunim me një skuadër ndërkombëtare ekspertësh nën drejtimin e studios së famshme ARCHEA, kemi në dorë një projekt ambicioz të standarteve më të larta teknike e arkitektonike.”
Më 16 shtator 2019, Kryeministri prezantoi projektin në Vlorë dhe tha se ende nuk e kishte vendosur nëse do ta ndërtonte ndonjë firmë ndërkombëtare apo me paratë e buxhetit të shtetit.
“Po studiojmë paralelisht dy opsione, ose qysh në fazën e ndërtimit me një kompani serioze ndërkombëtare ose do ta ndërtojmë vetë, me buxhetin e infrastrukturës dhe pastaj do të përzgjedhim operatorin ndërkombëtar. Sepse s’kemi më kohë për të humbur dhe NE PRANVERE DUAM TE HAPIM KANTIERIN.”
Ai tha se pista e aeroportit të Vlorës do të jetë më e madhe se e Tiranës, dhe do të kthehet në një qendër ekonomike:
“Vlora do ketë një pistë 3.2 km, kur Tirana e ka më të vogël.Do mundësojë edhe transportin e mallrave… Do ketë dhe një funksion të tretë, për mirëmbajtjen dhe riparimin e avionëve. Këto e bëjnë aeroportin e Vlorës një qendër ekonomike, pasi kontributi në ekonomi do jetë shumë i ndjeshëm.”
Kryeministri lajmëroi se qeveria do të ndërtojë edhe një aeroport të ri në Sarandë.
“Kemi filluar ndërtimin e a aeroportit të Kukësit. Njëkohësisht po punojmë për aeroportin e Sarandës. Qoftë Kukësi apo Saranda do kenë aeroporte me një tjetër profil.”
Kërkesa erdhi para se të publikohej studimi i bëshmërisë së aeroportit dhe pas vizitës së kryeministrit Rama në Turqi, gjatë së cilës ai njoftoi se presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do ta “ndihmonte” me krijimin e një kompanisë ajrore shqiptare. Sipas Ramës, puna për ndërtimin e aeroportit do të fillonte në qershor 2018.
Më 11 prill 2019, konsorciumi turk u tërhoq nga koncesioni për zhvillimin e Aeroportit të Vlorës.