Macron e quan sulm terrorist vrasjen e mësuesit të premten

Nga Exit News
Macron e quan sulm terrorist vrasjen e mësuesit të premten

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron e quajti “sulm terrorist islamik” vrasjen e një mësuesi në periferi të Parisit.

Macron tha se mësuesi,  i cili ende nuk është identifikuar, është vrarë sepse ka mësuar “lirinë e shprehjes”.

“Ata nuk do të fitojnë… Ne do të veprojmë”, tha Macron teksa vizitoi vendin ku ndodhi vrasja.

Sulmi ndodhi rreth orës 17:00 sipas kohës lokale gjatë të premtes në qytetin Conflans-Sainte-Honorine. Viktima ishte mësues i historisë dhe gjeografisë në një shkollë. Ai dyshohet se ka shfaqur karikatura të profetit Muhamed përpara nxënësve. Sipas gazetës Le Monde mësuesi u ka kërkuar nxënësve myslimanë të largohen nga klasa, nëse ata ndihen të ofenduar me shfaqjen e pamjeve të Profetit.

Ai u ekzekutua në mënyrë makabre – duke ju prerë koka – ndërkohë që autori u qëllua për vdekje nga policët, të cilët po tentonin që ta arrestonin.

Deri më tani nëntë persona janë arrestuar, përfshirë dhe një të mitur dhe është konsideruar si ngjarje  terroriste nga prokurorët

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme