Macron: Në botë ka njerëz që shtrembërojnë Islamin dhe në emër të kësaj feje kryejnë krime

Nga Exit News
Macron: Në botë ka njerëz që shtrembërojnë Islamin dhe në emër të kësaj feje kryejnë krime

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se ai e kupton pse muslimanët u tronditën nga karikaturat e diskutueshme të Profetit Muhamed. Në një intervistë me televizionin Al Jazeera, ai tha se pavarësisht kësaj nuk mund ta pranonte kurrë dhunën e pajustifikuar.

“Unë i kuptoj ndjenjat që po shprehen dhe i respektoj ato. Por duhet të kuptoni rolin tim: të promovosh qetësinë dhe gjithashtu të mbrosh këto të drejta,” tha ai, duke iu referuar lirisë së shprehjes së atyre që krijuan karikaturat.

“Sot në botë ka njerëz që shtrembërojnë Islamin dhe në emër të kësaj feje që ata pretendojnë të mbrojnë, vrasin, e therrin … sot ka dhunë të praktikuar nga disa lëvizje ekstremiste dhe individë në emër të Islamit”, shtoi Macron.

Ai,  gjithashtu tha se një bojkot i mallrave franceze të propozuar nga myslimanët në Francë ishte “i padenjë” dhe “i papranueshëm”.

Reagimi i presidentit erdhi pas tri sulmeve, në dy javët e fundit mga ekstremistë islamikë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>