Macron për “ringjalljen”e BE: Të nisim konventat me qytetarët

Macron për “ringjalljen”e BE: Të nisim konventat me qytetarët

Presidenti francez Emmanuel Macron ka premtuar të nisë një sërë “konventash demokratike” për të lejuar qytetarët në të gjithë Evropën të vendosin për të ardhmen e BE-së. Kjo ide është ndër elementët më të rëndësishëm të planeve dhe ideve të Macron për të “ringjallur” idenë e Evropës në këto kohë të vështira për të.

Presidenti francez sygjeron që qeveritë e çdo shteti të organizojnë konventa në formën e debateve kombëtare ku të diskutohen përparësitë e të qënit në BE dhe të sygjerohen ide për ta “rifilluar bashkimin”. Qeveritë më pas do duhet të raportojnë tek BE dhe shtetet anëtare duhet të nxjerrin nga të gjitha konventat përfundimet dhe idetë më të vlefshme, që do të jenë dhe plani i reformimit të BE.

Mbetet për t’u parë se sa shtete anëtare do të nënshkruajnë me iniciativën e Macron dhe çfarë forme të saktë do të marrin “konventat”, por për momentin ideja duket se po fiton mbështetje. Ndër të tjera, kancelarja gjermane Angela Merkel ka treguar përkrahjen e saj për këtë nismë.

Ideja e Macron është interesante dhe potencialisht shumë e rëndësishme. Ajo rezonon me debatet e nxehta të kohëve të fundit rreth demokratizimit të Brukselit zyrtar. Shumë besojnë se një proces më gjithëpërfshirës mund të ndihmojë BE-në të përballet me probleme të shumta të kohëve të fundit, e veçanërisht me legjitimitetin e vënë jo pak herë në diskutim.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>