Makron propozon konferencë për të mbledhur ndihma për Shqipërinë

Nga Stafi i Exit
Makron propozon konferencë për të mbledhur ndihma për Shqipërinë

Presidenti francez Emmanuel Makron ka propozuar organizimin e një konference ndërkombëtare për të ndihmuar Shqipërinë në përballimin e dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit, si pasojë e së cilit humbën jetën 51 persona dhe humbën shtëpitë mijëra të tjerë.

Gazeta franceze “Le Figaro” shkruan se pas Samitit të NATO-s në Londër, presidenti Makron deklaroi:

“Ne kemi nevojë për një konferencë solidariteti me Shqipërinë. Kjo konferencë, të cilën mund ta organizojë Franca, synon të mobilizojë si partnerë publikë dhe privatë për të organizuar rindërtimin pas tërmetit që la rreth 5 mijë njerëz të pastrehë.”

Kryeministri Rama, i pranishëm në Samitin e NATO-s tha se ka biseduar me liderët e Europës në Samitin e NATO-s, për gjendjen e  krijuar pas tërmetit të 26 nëntorit dhe i ka kërkuar atyre ndihmë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>