Presidenti i Francës Emanuel Macron propozoi të enjten që 5% e vaksinave të dërgohen në vendet e varfra, sidomos në Afrikë.
Ndërsa Britania përgatitet të presë shtetet e G7 të premten nën kryesinë e Boris Johnson, Macron bëri këtë propozim.
Johnson pritet të ec me një plan paralel për të shkurtuar kohën e nevojshme për krijimin e vaksinave.
Propozimi i Francës vjen teksa udhëheqësit e G7 përballen me akuza se ata kanë porositur kolektivisht më shumë se 1.5 miliardë vaksina mbi shumën që kërkojnë popullatat e tyre. Po ashtu kritikohen se rusët dhe kinezët janë para tyre, të cilët tashmë po ofrojnë vaksina direkt në vendet e varfra ndërsa perëndimi i pasur ruan një tepricë e madhe.
Iniciativa e Macron pranon perceptimin se perëndimi po injoron gjendjen e të varfërve, kur në fakt po financon një plan kompleks për të siguruar vaksina.
Shumë prej vaksinave që sistemi ndërkombëtar po financon ende nuk kanë përmbushur miratimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe mund të mos jenë të përshtatshme për shpërndarje në zonat e largëta rurale.
Macron i tha Financial Times: “Është një përshpejtim i paparë i pabarazisë globale dhe është politikisht i paqëndrueshëm, gjithashtu sepse po hap rrugën për një luftë mbi vaksinat”.
Takimi i G7 do të jetë forumi i parë global shumëpalësh i ndjekur nga Joe Biden që nga zgjedhja e tij dhe premton të rindërtojë aleancat globale të SHBA-së të shkatërruara nga katër vitet e politikave të Trump.
G7 përbëhet nga SH.B.A., MB, Gjermania, Franca, Italia, Kanada dhe Japonia.